Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjiko së shpejti në duet me djalin e tij Zërin?

NULL NULL
29.05.2024 16:26
Gjiko dhe Zëri
Gjiko dhe Zëri

Reperi Gjiko duket t’i ketë karikuar mirë bateritë për këtë vit.

Javë më parë ai lançoi këngën “Ëhëmmm” në bashkëpunim me Mak Zogaj, dhe kënga shënoi sukses, derisa aktualisht numëron mbi 10 milionë klikime në YouTube.

Dhe kjo nuk është e tëra.

Gjiko së shpejti do të sjellë bashkëpunimin e tij të radhës, dhe këtë herë me një person super të veçantë për të.

Bëhet fjalë për djalin e tij, Zëri Gjikollin.

Kështu ka zbuluar gazetari Labinot Nimani, i cili përmes një postimi në Facebook, shtoi po ashtu se kënga mban vulën e RedBox Entertainment.

Babë e birë në duet – Gjiko dhe Zëri – po e presim bashkëpunimin tuaj!

lajme të ngjashme