Gjiknuri: Shqipëria, alternativa hidro dhe gazi për energjinë NULL NULL 29.05.2016 13:50 29.05.2016 13:50 Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi sot se Shqipëria do të marrë një rëndësi në rajon për shkak të ndërtimit të gazsjellësit TAP. Deklarata e tij u bë nga mjediset e Pallatit të Kongreseve në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë parlamentare të NATO-s në Tiranë. Gjiknuri pati një prezantim përpara Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të kësaj asambleje. Sipas tij, në një të ardhme jo të largët, me këtë gazsjellës do të lidhet edhe Termocentrali i Vlorës, duke e kthyer Shqipërinë në një fuqi energjetike për shkak të alternimit mes asaj hidro dhe gazit natyror. “Termocentrali i Vlorës do të lidhet në të ardhmen me gazsjellësin TAP, në mënyrë që të kthehet në pikë mbështetjeje të të gjithë bilancit tonë energjetik. Nga kjo pritet që të kemi interesa ekonomike më të mëdha nga portofoli ynë hidrik, sepse do të sheshim energji hidro dhe do të përdorim përzierjen mes hidros dhe gazit si furnizim bazë për nevojat tona energjetike. Mendoj se është strategjia e duhur që po ndjek qeveria shqiptare me përfundimin e masterplanit të gazit dhe duke filluar më pas me krijimin e tregut të gazit në Shqipëri”, tha ministri Gjiknuri./Shekulli *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 1 orë më parë