Gjesti reagon pas lirimit: Kam bërë gabim, s’jam njeri i tillë – muzikën s’ma ndal kërkush NULL NULL 19.03.2026 19:31 19.03.2026 19:31 Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë për t’u mbrojtur në liri. Ai tha se periudha e fundit nuk ka qenë e lehtë për të dhe ka pranuar se ka bërë gabim, duke u kërkuar falje stafit për shqetësimin e shkaktuar. Mirëpo, pavarësisht të gjithave, Gjesti u shpreh se muzikën nuk mund t’ia ndal askush, përcjell Klankosova.tv. “Periudha e fundit nuk u kon më e lehta për mu, edhe pe ndjej t’nevojshme me adresu çka ka ndodh. Fillimisht po du me pranu që kom bo gabime edhe kërkoj falje për shqetësimin që e kom shkaktu të stafi. M’vjen shumë keq edhe jom shumë pishmon. Unë nuk jom njeri i tillë edhe veç një torturë e madhe që nuk aj kurrë ka mujt me m’pru në atë gjendje”. “Faleminderit prej zemrës për krejt mesazhet dhe mbështetjen, m’keni jep forcë n’momente t’vshtira. Një falënderim i veçantë shkon për avokatët e mi, Burimi Azemin dhe Artan Qerkini, për profesionalizmin edhe përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Gjesti. Ai gjithashtu është shprehur se është mirë dhe po qëndron afër familjes së tij. “Faleminderit 100 herë për përkrahjen dhe mesazhet e mira”, ka shkruar ai./Klankosova.tv