Gjesti i jashtëzakonshëm i Papës, kujt ia la 200 mijë euro para se të vdiste? NULL NULL 24.04.2025 13:12 24.04.2025 13:12 Papa Françesku dhuroi 200,000 euro për të burgosurit nga llogaria e tij personale para se të vdiste, ka zbuluar peshkopi që e shoqëroi në vizitën e tij të fundit në burg javën e kaluar. Papa i ndjerë bëri një vizitë të papritur në Regina Coeli të Romës, një nga burgjet më të mbipopulluara të Italisë, javën e kaluar për t’u ofruar urime të burgosurve përpara Pashkëve, transmeton Klankosova.tv. Françesku qëndroi në burg për rreth gjysmë ore, tha më pas Vatikani. Ai u takua me një grup prej rreth 70 të burgosurish. “Doja të isha pranë jush,” u tha Papa i sëmurë, duke shtuar: “Unë lutem për ju dhe familjet tuaja”. Tani, pas vdekjes së Françeskut të hënën, peshkopi që e shoqëroi në atë vizitë, Benoni Ambarus, zbuloi gjestin e jashtëzakonshëm të Papës.