Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Gjest patriotik të ruhet një institucion financiar”, thotë Statovci nga VV për propozimin e tërheqjes nga Trusti (VIDEO)

NULL NULL
17.06.2022 16:05

Tërheqja në këtë kohë e mjeteve nga Fondi Pensional i Kursimeve do ta përkeqësonte situatën, duke vazhduar ngritje të mëtejme të çmimeve.

Por kjo është nuk është arsyeja sipas Lëvizjes Vetëvendosje, se pse nuk duhet prekur mjetet e kursimeve.

Deputetja nga kjo parti, Jeta Statovci, ka thënë në PORTOFOL në Klan Kosova FM se qëllimi tjetër është që mjetet e kursyera të ruhen për raste të tjera.

“Kur janë tërhequr në të kaluarën, situate ekonomike ka qenë më ndryshe sepse ka pasur një kontraktim ekonomik – por edhe atëherë Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundër. Tash ka një situatë më ndryshe, ku ka inflacion, që ndodh kur ka qarkullim të mjeteve në treg dhe injektimi me mjete të tjera do të shkaktonte rritje të mëtejme të çmimeve”, është shprehur Statovci.

Statovci ka përmendur se në rastin e lejimit të tërheqjes së kursimeve më së paku do të përfitonin ata që kanë më së shumti nevojë.

lajme të ngjashme