Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermania identifikon rastin e parë të variantit të ri të lisë së majmunit

NULL NULL
22.10.2024 14:04
Lise se majmunit
Një epruvetë e etiketuar "Virusi Mpox pozitiv" ndodhet në këtë ilustrim të realizuar më 20 gusht 2024. REUTERS/Dado Ruvic

Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunit është zbuluar në Gjermani, tha të martën Instituti Robert Koch (RKI) për shëndetin publik, duke shtuar se rreziku për popullatën e gjerë është i ulët.

Në një deklaratë, instituti tha se një infeksion i shkaktuar nga varianti i ri, i cili ishte marrë jashtë vendit, u zbulua më 18 tetor, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Theksohet se kontakti i ngushtë fizik ishte i nevojshëm për transmetim.

“RKI aktualisht konsideron se rreziku për shëndetin e popullatës së përgjithshme në Gjermani është i ulët”, tha RKI, duke shtuar se po monitoron situatën nga afër dhe do të përshtas vlerësimin e saj nëse është e nevojshme.

lajme të ngjashme