Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermania dhe Ukraina luajnë baras

NULL NULL
12.06.2023 20:48

Gjermania dhe Ukraina kanë barazuar me rezultat 3-3 në një ndeshje miqësore të zhvilluar gjatë pasdites të së hënës.

Të parët në epërsi kaluan gjermanët me anë të Niclas Fulkrug, në minutën e 6’. Ukrainasit u kthyen në lojë me anë të Viktor Tsygankov, në minutën e 19’.

Vetëm katër minuta më vonë Antonio Rudiger realizoi autogol, për t’ia dhënë epërsinë Ukrainës, për herë të parë në ndeshje. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Ndërkohë në pjesën e dytë, Tsygankov shënoi edhe njëherë, në minutën e 56’.

Gjermania arriti ta ngushtojë epërsinë me anë të Kai Havertz në minutën e 83’, teksa Joshua Kimmich me një gol nga penaltia në minutën e 91’ e barazoi rezultatin.

Ndeshja në fund u mbyll me rezultat 3-3.

Ndryshe do t’i luajë përballjet e radhës kualifikuese më 16 dhe 19 qershor, kundër Maqedonisë së Veriut dhe Maltës.

Ndërkohë, Gjermania do të zhvillojë vetëm ndeshje miqësore, pasi është nikoqire e Kampionatit Evropian të ardhshëm. /Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme