Gjermania: Bisedimet Rusi-SHBA mund të bëhen të dobishme NULL NULL 19.02.2025 17:10 19.02.2025 17:10 Annalena Baerbock. Reuters. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka thënë se Evropa duhet të përfshihet në bisedimet e paqes në Ukrainë. Mirëpo, ajo shtoi se se negociatat aktuale SHBA-Rusi, siç u shpreh, “mund të bëhen të dobishme”, raporton Sky News. Delegacionet nga Uashingtoni dhe Moska u takuan dje në Arabinë Saudite, por nuk i bënë ftesë Kievit. Annalena Baerbock këmbënguli se paqja në Evropë “mund të arrihet vetëm nga Evropa”, por tha se fillimi i bisedimeve mund të jetë i dobishëm. “Fakti që amerikanët po takohen me Rusinë, mund të jetë i dobishëm për bisedimet e ardhshme”, u shpreh tutje Baerbock.