Gjermani: Vriten dy ukrainas, i dyshuar një rus NULL NULL 29.04.2024 09:05 29.04.2024 09:05 Polizei, shiriti fotoilustrim Dy ukrainas janë vrarë në Gjermani. Ngjarja tragjike ka ndodhur para një qendre tregtare në qytetëzen e Murnaut. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia e Bavarisë. Sipas tyre, një shtetas rus është arrestuar si i dyshuar. Organet e rendit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Siç raportohet viktimat janë një 23 dhe 36-vjeçar me shtetësi ukrainase që jetonin në qarkun Garmisch-Partenkirchen, transmeton Klankosova.tv Akoma nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Autoritetet gjermane arritën ta kapin 57-vjeçarin rus jo aq larg nga vendi ku u krye krimi. Prokuroria e Bavarisë po e trajton rastin si vrasje të dyfishtë/ Klankosova.tv