Gjermani: Vranë 46-vjeçarin për harkmarrje, burgim të përjetshëm për dy shqiptarët NULL NULL 23.02.2023 07:35 23.02.2023 07:35 Dy shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani. Kështu ka vendosur Gjykata e Landit Verden. Ata akuzoheshin për një vrasje të kryer para gjashtë vjetësh, ku po ashtu edhe viktima ishte shqiptar. Siç raportojnë mediat gjermane, në vitin 2017-të dy shqiptarët (tani 32 e 36 vjeç), e kishin vrarë një 46-vjeçar për motive hakmarrje. Por, në procesin gjyqësore s’është arritur të konfirmohet se cili nga të akuzuarit e kishte shkrepur armën. Prokuroria publike gjatë procesit kishte kërkuar edhe përcaktimin e shkallës së fajësisë. Në aktakuzë vrasja ishte përshkruar si ekzekutim publik, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve kishte kërkuar lirimin e tyre, përcjell Klankosova.tv Ngjarja pranë një shkolle fillore gjatë 2017-të në Vesselhoveden kishte bërë bujë të madhe në gjithë Gjermaninë, të shtënat e armës të cilat e kishin lënë të vdekur një 46-vjeçar shqiptar. Lidhur me rastin, ishte dënuar në vitin 2018-të edhe një 23-vjeçar, si drejtues i motoçikletës. Sipas gjykatës ishte konstatuar se ky kishte luajtur rol kyç në ngjarjen e cila ka përfunduar tragjikisht. Ndërkaq një tjetër i akuzuar ishte liruar, përcjell Klankosova.tv/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.