Gjermani: Dyshohet se babai hodhi nga dritarja fëmijën e tij dyvjeçar NULL NULL 16.06.2025 16:38 16.06.2025 16:38 Një burrë 31 vjeçar në Gjermani po dyshohet se ka hedhur qëllimisht fëmijën e tij dy vjeçar nga dritarja, që tani është në kujdes intensiv. Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, rasti ka ndodhur në North Rhine-Westfalen rreth orës 2 të mëngjesit. Babai dyshohet se nga katër metra lartësi hodhi fëmijën e tij, që tani gjendet jashtë rrezikut për jetë. “Fëmija me sa duket pësoi lëndime të rënda pasi ra nga dritarja dhe u dërgua në spital nga shërbimet e urgjencës. Derisa i dyshuari, babai tani është në kujdes intensiv”, raportuan të hënën policia e Hagenit dhe zyra e prokurorit publik të Siegenit. Policia në gjermani po heton edhe më tutje rrethanat. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Irani kërkon nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të veprojë kundër Izraelit: Po kërcënojnë sigurinë globale 23 sekonda më parë
Lajme Irani thotë se vala e fundit e sulmeve kundër Izraelit do të vazhdojë deri në agim 11 minuta më parë