Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e kosovarit NULL NULL 10.08.2023 08:31 10.08.2023 08:31 Një gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një kosovari. Vendimi u mor të martën nga Gjykata e Freiburgut. Vrasja ka ndodhur në muajin janar në Freiburg-Betzenhausen , shkruajnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv Gjermani e kishte qëlluar në gjoks me armë zjarri kosovarin, i cili ishte i dashuri i ish-gruas së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në përballë banesës së gruas në Freiburg. Ndërkaq viktima vdiq në spital dhe u varros disa ditë më vonë në Kosovë. Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm edhe familjarët e kosovarit, të cilët duartrokitën kur gjykata vendosi dënimin burg përjetë. Pas vendimit, avokati i të akuzuarit tha se do të ankohet. 30-vjeçari gjerman dënimin e dëgjoi në heshtje, ndërkaq pasi kryetari i trupit gjykues e lexoi vendimin dhe arsyetimin e dënimit, ai u shtri përtokë dhe qante. Raportohet se i akuzuar kishte shkuar me veturë tek banesa e ish-gruas. Ai donte të shihte vajzën e tyre tetëvjeçare. Papritur ai ka nxjerrë revolen dhe e kishte qëlluar në kraharor (kosovarin), partnerin e ish-bashkëshortes së tij. Banorët e asaj lagje kanë pasur kritika për ekipet e shpëtimit. Thuhet se ata kanë mbërritur tek i plagosuri gjysmë orë pas policisë, por që këto akuza u mohuan nga autoritetet.