Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjërat që shkatërrojnë dashurinë

NULL NULL
27.06.2015 15:08
Broken heart

Sipas Institutit Gotman që ka botuar librin mbi problemet kryesore që sjellin deri tek prishja e një dashurie janë të shumta, dhe se shumica e çifteve nuk ndahen se ata mendojnë ndryshe, por nga qasja e shprehjes së mendimeve të tyre.

Ai ka sjellë katër treguesit që vrasin dashurinë e që simbolikisht janë quajtur “katër kalorësit e Apokalipsit” janë:

Kritika.

Kjo vlen kur i drejtohesh direkt një personi dhe jo sjelljes së tij. Për shembull, nëse  hedhë mbeturina nuk është kjo harresa arsyeja, por sepse ajo është një person i keq.

Përbuzja.

Lënia e pseudonimeve tallëse, cinizmi dhe humori i neveritshëm. Në çfarëdo forme që janë shprehin mospërfillje dhe mosrespektim, më e keqja nga të katër kalorësit e Apokalipsit, janë toksike në një marrëdhënie, pasi ato janë një reflektim i neverisë ndaj një personi.

Qasja e mbrojtjes.

Kjo është në fakt hedhje e fajit mbi partnerin, duke hequr fajin nga vetja dhe ja atribuar partnerit.

Injorimi.

Dalja dhe ikja. Injorimi dhe agresiviteti nuk ju lejojnë të afroheni. Ky person nuk ka hequr në të vërtetë dorë nga situata e konfliktit, por heqë dorë emocionalisht nga mardhënia.

Madje sipas Gotman 69% e problemeve martesore janë të përhershme dhe kronike, edhe atëherë kur çiftet dinë të debatojnë për vite.

 

lajme të ngjashme