Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjërat që nuk duhet të thuhen në një lidhje

NULL NULL
06.10.2015 22:30

Është shumë mirë për një lidhje dashurie nëse të dy janë të sinqertë.

Por, shpeshëherë në disa moment të caktuara nuk duhet të thoni çdo gjë që e mendoni.

Janë disa fraza që nuk duhet të thuhet aty për aty, sepse mund të keqkuptohen.

“Mendojë që duhet të qetsohesh”

 Kjo frazë mund ta vështirësojë situatën dhe të bëjë të kundërtën e asaj se çfarë mendojmë.

Nëse i thuani partnerit që të qetësohet atëherë ai ose ajo mund ta merr sikurse mungesë të pjekurisë.

Në vend që të thuani këtë fjali është më mirë që të mundoheni ta qetësoni me frazën “Më vjen keq që je i/e dëshpëruar, le të ndalemi për një moment e të marrim frymë thellë”.

“Ti nuk më dëgjon kurrë”

Këtë frazë nuk duhet ta thuani kurrë.

Në vend të kësaj atëherë duhet të thuani “Kur jeni duke shikuar celularin tuaj gjatë bisedës, mua më duket që nuk më dëgjon çfarë them”.

“Mos u mërzit, do i bëjë të gjitha vetë”

Një lidhje ka të bëjë edhe me bashkëpunim, e nëse ia thuni këtë gjë të dashurit ose të dashurës tuaj atëherë ai ose ajo mund të ndihet si i tepërt në lidhje.

“A është ndonjë person i tretë në lidhjen tonë?”

Nëse çdo ditë e më shumë po largoheni nga njëri-tjetri e keni filluar të dyshoni nëse i/e dashura juaj ka ndonjë tjetër, atëherë duhet të jeni të kujdesëshëm në parashtrimin e pyetjes.

Nëse e pyetni drejtëpërdrejtë atëherë duhet të jeni shumë të sigurtë që një gjë e tillë është e vërtetë.

Në vend të kësaj fraze, është më mirë të parashtrohet pyetja ndryshe, si psh “E di që gjërat kanë ndryshuar këto ditët e fundit por dua të di nëse është çdo gjë në rregull?”.

lajme të ngjashme