Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjërat që njerëzit i bëjnë gabim në CV

NULL NULL
10.12.2015 18:00

Në mesin e të gjitha të tjerave, CV-ja apo resymeja juaj, është një dokument shumë serioz. Të pranohesh në një vend punim, është një hap shumë serioz. Dhe kur ju e dërgoni CV-në, rekrutuesit, menaxherët e punëdhënësit, e bazojnë vendimin e tyre në atë që ata shohin në CV-në që ju e prezantoni.

Ja disa nga gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë kur shkruajnë “Curriculum Vitae” apo CV:

Shumë informata personale

Nëse në CV-në tuaj përfshinë më shumë se emrin numrin e telefonit dhe adresën elektronike, po bëni një gabim. Po ashtu, mos vendosni fotografi.

Vendpunimet irelevante dhe të vjetra

Nëse keni punuar në nja 2 apo3 restorante gjatë kohës sa ishit student, ajo s’është asgjë. Nëse doni që punëdhënësi juaj potencial ta dijë se ju keni punuar e jeni mbajtur vetë gjatë studimeve, ruajeni këtë informatë për intervistë, si provë që ai ta dijë se jen person i motivuar. Por në CV mos e përfshijë.

Ekzagjerimi i titullit të punës dhe përgjegjësive

S’mund ta fshihni të vërtetën asnjëherë. Prandaj, në CV-në tuaj mos e teproni me vendosjen e titujve që i kishit në vendet ku punonit paraprakisht.

Gabimet Gramatikore

Shanset për të bërë gabime drejtshkrimore në CV janë të mëdha. Prandaj kujdesuni që këtij dokumenti t’i kushtoni rëndësinë maksimale. Kontrollojeni dy herë, kushtojini vëmendje çdo detaji dhe mos jini përtac.

Përfshirja e aktiviteteve politike

Mos e përfshini asnjëherë se keni qenë pjesë e ndonjë aktiviteti të partisë politike që përkrahni.

 

lajme të ngjashme