Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjërat që duhet t’i blini para se të mbushni tridhjetë vjeç

NULL NULL
17.05.2019 13:00

Një dyshek cilësor që të flesh tetë orë të mira gjumë. Si mund të quhesh i rritur nëse s’ke sjellë në vete gjumin? E thjeshtë. S’mundesh.

Një valixhe të fortë që s’i prishet rrota ose doreza çdo një metër rrugë që bën. Edhe pse mund të kushtojë ca, do t’ia vlejë në afatgjatë sepse do të përdoret në çdo udhëtim. Konsideroje investim, sepse i tillë është.

Një agjendë mujore që të mund të planifikoni me efiçencë ditët tuaja. Kështu, s’do të harrosh asnjë mbledhje të rëndësishme, asnjë takim për verë darkave, asnjë faturë për të paguar. Për më tepër, një agjendë të bën të ndihesh shumë, po shumë i rritur.

Një kuti për të marrë drekën me vete sepse ti zure mend nga gabimet e tua dhe nuk ha më jashtë. Ti gatuan në shtëpi dhe e paketon bukur. Ti kujdesesh për veten.

Një set thikash çeliku me doreza të forta dhe mbrojtëse për gishtat sepse siç thamë, ti gatuan, ti kujdesesh për veten.

Një kasë elegante për laptopin që e mbron dhe duket bukur. Nuk mund t’ia lejosh më vetes ta hedhës laptopin shkujdesur në çantë. Ka kushtuar një qerre me para!

Një blender të mirë për të bërë smoothie të shijshme dhe ushqyese.

Një kuti veglash që të keni mundësi të riparoni probleme të vogla në shtëpi pa nevojën e babit.

Një set konteinerësh të tejdukshëm për të magazinuar miellin, sheqerin, orizin, legumet e makaronat.

Një kuti të plotësuar të ndihmës së parë që t’i bëni ballë pa frikë çdo gjëje që mund t’ju ndodhë kur s’keni mamin afër.

Një furçë elektrike dhëmbësh që të kujdeseni për shëndetin tuaj oral ashtu siç duhet, shkruan anabel. Ta dini, furça manuale nuk është efektive.

lajme të ngjashme