Gjëra që nuk i dini për depilimin me dyll NULL NULL 08.07.2018 10:05 08.07.2018 10:05 Nëse prej vitesh keni hequr qimet pubike me brisk, atëherë këto të fundit janë ashpërsuar, rriten disa rrënjë njëherësh dhe ngjyra është e errët. Megjithatë nëse filloni t’i depiloni me dyll, qimet rriten më të buta e dalin më rrallë. Ndoshta duhet të filloni që këtë verë, por së pari duhet të dini këto gjëra: Qimet duhet të jenë të pakta 25 milimetra të gjata në mënyrë që t’i kapë dylli. Koha e depilimit ka rëndësi. Mos e lini takimin tuaj tre ditë para apo pas periodave, sepse lëkura është shumë e ndjeshme. Eksfoljoni lëkurën dhe bëni një dush të ngrohtë që të hapen poret. Në këtë mënyrë qimet do të hiqen më lehtë. Mos u depiloni një ose dy ditë pasi keni pirë alkool. Mund të tingëllojë çuditshëm, por alkooli zgjeron venat e gjakut duke ju bërë më të ndjeshme ndaj dhimbjes. E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet seksuale. Prisni të paktën 24 orë nga marrëdhënia e fundit para se të lini një takim me estetisten. Shmangni aktivitetin seksual apo kontaktin fizik për 12 ose 24 orët e ardhshme pasi lëkura mund t’ju irritohet. E njëjta gjë vlen edhe në rast se shkoni në plazh apo në pishina. Duhet të prisni të paktën një ditë para se të ekspozoheni në këto vende.