Gjendja e rrugës Mitrovicë-Prishtinë pas reshjeve të borës NULL NULL 08.01.2026 07:14 08.01.2026 07:14 Foto nga Klan Kosova Magjistralja Mitrovicë-Prishtinë është aktualisht e mbuluar nga bora, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke rritur rrezikun për aksidente trafiku. Sipas pamjeve të dërguara në redaksi, reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta gjatë mbrëmjes kanë bërë që në këtë rrugë të krijohet ngricë, transmeton Klankosova.tv. Mbrëmë është bërë thirrje që ekipet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të dalin në terren dhe të punojnë për pastrimin dhe kriposjen e të gjitha rrugëve në territorin e Kosovës.