Gjendet pa shenja jete një person në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali NULL NULL 27.02.2024 08:31 27.02.2024 08:31 Foto ilustruese: Rrethojë burgu Derisa ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës, një person është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Raportohet se i njëjti ka qenë përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë.