Gjendet pa shenja jete një person në pyll në Lubozhdë të Istogut NULL NULL 29.10.2023 09:05 29.10.2023 09:05 Foto ilustruese. Një person është gjetur pa shenja jete në pyll në fshatin Lubozhdë të Istogut. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së, përcjell Klankosova.tv. “Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.