Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë NULL NULL 01.10.2023 08:39 01.10.2023 08:39 Foto ilustruese. Është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se personi është gjetur i shtrirë në rrugë, përcjell Klankosova.tv. “Është raportuar se një person është i shtrirë në rrugë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe nga emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.