Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq NULL NULL 03.08.2023 09:41 03.08.2023 09:41 Të mërkurën pak minuta pas mesnatës një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, raporton Klan Kosova. “Obiliq, 02.08.2023 – 00:08. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.