Gjendet pa shenja jete një burrë në Viti NULL NULL 14.05.2023 08:53 14.05.2023 08:53 Foto ilustruese. Të shtunën në mesditë, është gjetur pa shenja jete një burrë në oborrin e shtëpisë së tij që ndodhet në Sadovinë e Jerlive në Viti. Viktima, nga familjarët ishte dërguar në QKMF, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete, njofton Klan Kosova. “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, shkruan në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS klankosova.tv