Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet pa shenja jete një burrë në parkun “Taukbashçe” në Prishtinë

NULL NULL
26.04.2024 14:40
Shiriti i policisë
Foto: Ilustruese

Një person është gjetur pa shenja jete në parkun “Taukbashçe” në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, u shpreh Borovci.

Policia thotë se me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjet.

lajme të ngjashme