Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në Pejë NULL NULL 18.11.2023 20:54 18.11.2023 20:54 Foto nga Arkiva; Sot në mëngjes, një burrë i moshës 57-vjeçare është gjetur pa shenja jetë pranë shtëpisë së tij në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, rrethanat për vdekjen e personit në fjalë janë duke u hetuar dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.