Gjendet pa shenja jete një 48 vjeçar në shtëpinë e tij në Vërboc të Kllokotit NULL NULL 18.06.2025 19:04 18.06.2025 19:04 Një 48 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të mërkurën në fshatin Vërboc të Kllokotit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka deklaruar për Klankosova.tv se sipas deklarimeve të disa familjarëve, personi ka jetuar i vetëm dhe kishte probleme të njohura shëndetësore. “Njësitet policore së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1977 është pa shenja jete”, ka deklaruar i njëjti. “Gjatë hetimeve preliminare të zhvilluara nga hetuesit policorë në vendin e ngjarjes dhe në praninë e mjekësisë ligjore, nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime në trupin e të ndjerit”, ka pohuar Osmani. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të vdekjes. Osmani shtoi se hetues policorë nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po vazhdon procedurat hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025