Gjendet pa shenja jete një 32-vjeçare në plazhin e Vlorës NULL NULL 11.05.2026 22:01 11.05.2026 22:01 Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës, ku një grua 32-vjeçare është gjetur pa shenja jete. Sipas mediave të Shqipërisë, ajo ishte larguar nga banesa dhe familjarët kanë kërkuar ndihmë nga policia për gjetjen e saj, transmeton Klankosova.tv. Pas disa orësh kërkime, 32-vjeçarja u gjet e vdekur në zonën e Plazhit të Vjetër.