Gjendet njëra e mitur e zhdukur për të cilën raportoi Klankosova.tv, e cilësuan dhunim – por policia i liron të dyshuarit NULL NULL 13.07.2025 10:27 13.07.2025 10:27 Është gjetur në një banesë në Fushë Kosovë me dy persona, njëra nga dy vajzat për zhdukjen e të cilave raportoi Klankosova.tv. Ndonëse Policia e Kosovës në raportin 24 orësh rastin e ka cilësuar si ‘Dhunim’, njofton se palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt. Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor. “Fushë Kosovë 12.07.2025, 21:00. Dyshohet se një vajzë e cila ishte shpallur e zhdukur është gjet në një banesë me dy persona të dyshuar m/k. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, njofton PK. / Klankosova.tv Zhduken dy të mitura, babai i njërës thotë se një e rritur po i keqtrajton në Bresje me substanca narkotike