Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet një varr 4400 vjet i vjetër në Egjipt (FOTO)

NULL NULL
04.02.2018 11:20

Arkeologët egjiptianë thonë se kanë zbuluar një varr 4400 vjeçar pranë piramidave, jashtë Kajros, transmeton Klan Kosova.

Ministria e Antikiteteve në Egjipt, njoftoi  se në të janë gjetur piktura murale të ruajtura mirë dhe me ngjyra, që përshkruante gruan emri i së cilës është Hetpet.

Lideri i gërmimeve Mostafa Weziri thotë se, “skena të tilla janë të rralla dhe më parë janë gjetur vetëm në varrin e Ka-Iberit (në Mbretërinë e Vjetër)”.

Besohet se ajo ka jetuar rreth vitit 2400 para së re, dhe është përshkruar në varrin e saj duke bërë gjueti dhe peshkim, si dhe e ulur në një tavolinë të madhe ku merr dhurata nga fëmijët e saj.

Gjithashtu është gjendur një pjesë e gdhendur me emrin dhe titullin e saj. Varri u zbulua në varrezat perëndimore të Gizës.

hetpet2.jpg

hetpet3.jpg

 

lajme të ngjashme