Gjendet një mjet i dyshuar në fshatin Bllacë NULL NULL 30.08.2024 10:19 30.08.2024 10:19 Foto ilustruese. Një burrë ka raportuar në polici se në fshatin Bllacë të Suharekës ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Policia njofton përmes raportit se njësiti për deminim i KFOR-it ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar, raporton Klankosova.tv.