Gjendet një kërmill gjigant në një paketë postare në Britani NULL NULL 21.08.2021 14:50 21.08.2021 14:50 Shpëtimtarët e kafshëve në Britani kanë thënë se po përpiqen të përcaktojnë origjinën e një kërmilli gjigant afrikan, me madhësinë e një limoni, të gjetur në një kuti të pashënuar në një qendër shpërndarjeje të paketave. Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (RSPCA) ka thënë se inspektori Richard Durant u dërgua në qendrën e shpërndarjes së paketave DPD në Hinckley, pasi punonjësit hasën në një kuti pa adresë ose etiketime të tjera, ku dhe zbuluan se ajo përmbante një kërmill gjigant, transmeton Klankosova.tv “Për fat të mirë, kërmilli ishte mirë dhe mund të transferohej drejtpërdrejt në një qendër ekzotike për kujdes specialist”, ka thënë inspektori Durant. Durant ka thënë se zyrtarët tani po përpiqen të përcaktojnë origjinën e kësaj specieje. “Kërmijtë gjigantë afrikanë mbahen si kafshë shtëpiake, por ne nuk i hasim shumë shpesh, kështu që është e çuditshme ta gjesh atë një në një vend kaq të rastësishëm. Ne nuk e kemi idenë nëse dikush e braktisi këtë kërmill, apo dikush po mundohej ta transferonte atë diku”, ka shtuar ai.