Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Prizren NULL NULL 16.01.2026 08:24 16.01.2026 08:24 Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Hafiz Ismajl Haki” në Prizren. Sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion, transmeton Klankosova.tv. Policia ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”. “Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.