Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, policia jep detaje NULL NULL 18.12.2025 12:59 18.12.2025 12:59 Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së enjtes në rrugën “Ymer Prizreni” në Prishtinë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana. Ai tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. “Sot rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën Ymer Prizreni në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Pllana.