Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj NULL NULL 02.07.2024 21:54 02.07.2024 21:54 Një 65-vjeçar është raportuar se është gjetur pa shenja jete në një nga motelët në rrugën Prishtinë – Ferizaj. Siç shkruan Sinjali ai u gjet i vdekur në dhomën ku kishte qëndruar bashkë me një 27-vjeçare, derisa shkaktari i vdekjes nuk është bërë i ditur, transmeton Klankosova.tv Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, thuhet se tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë dhe Prokurorinë e Prishtinës, por deri tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me rastin.