Gjendet ‘grali i shenjtë’ i anijeve NULL NULL 06.12.2015 12:49 06.12.2015 12:49 Ajo është cilësuar si ‘grali i shenjtë’ i anijeve të mbytura, pas 300 vitesh janë zbuluar më në fund mbetjet e një anije spanjolle, të mbushur me thesar. Anija u gjet pranë qytetit kolumbian të Kartagjenës. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos. “Lajm i madh! Kemi gjetur galionin San Jose,” shkroi ai në Twitter. Anija mbante një nga thesaret më të çmuar që është mbytur ndonjëherë në det, pronësia e këtij thesari është çështje e diskutueshme ligjore prej shumë kohësh. Anija mbante ar, argjend, gurë të çmuar dhe bizhuteri, të mbledhura në kolonitë e Amerikës së Jugut ndërkaq thesari po i dërgohej mbretit të Spanjës për të financuar luftën kundër britanikëve. Galioni u mbyt në qershor të vitit 1708, ajo u sulmua nga një anije luftarake britanike në brigjet e Kartagjenës. Qeveria kolumbiane ka një përplasje ligjore me një kompani amerikane të kërkimit të thesareve. Kompania Sea Search Armada e lokalizoi vendin ku ndodhej anija e mbytur, thesari i anijes mendohet se ka një vlerë nga 4 deri në 17 miliardë dollarë, një gjykatë amerikane ka vendosur se anija është pronë e shtetit kolumbian./ Mapo.al