Gjendet banaku i ushqimit të shpejtë i Pompeit pas dy mijë vjetësh NULL NULL 29.03.2019 17:05 29.03.2019 17:05 Në qytetin antik të Romës, Pompeii, arkeologët e kanë gjetur një banak i cili daton dy mijë vjet. Ky banak thuhet të ketë qenë pjesë e një restoranti të ushqimit të shpejtë. Më saktësisht kjo është një termopolia të cilat kanë qenë kuzhina ku njerëzit kanë ardhur për të blerë ushqim të gatshëm e që kryesisht janë frekuentuar prej shtresës së varfër. Këtë gjetje e ka shpërndarë në Facebook, Massimo Ossana, që është mibkëqyrës në parkun arkeologjik. “Është gjetur një termopilum me banakun e tij të bukur me afreska”, ka shkruar ai. Në Pompei kanë ekzistuar diku 150 të tilla, që shumë pak kanë pasur kuzhina nëpër shtëpitë e veta, edhe kanë ardhur në termopolia për t’u ushqyer. Nëpër këto kuzhina ata kanë ngrënë peshk të kripur, djathë të pjekur, verë të djegëst e bukë të thekur.