Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjenden mbetje mortore në Pogragjë të Gjilanit

NULL NULL
28.03.2023 16:54
shiriti i policisë
shiriti i policisë

Disa mbetje mortore janë gjetur në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së hënë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Janë bërë ekzaminimet dhe më pas pjesët që u gjetën janë tërhequr nga Forenzika për të vazhduar me veprimet e tjera. Me t’u përfunduar procedurat në lokacionin ku u gjetën mbetjet është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ndërmerren hapat e nevojshme hetimore” tha Osmani.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme