Gjen letrën për Babadimrin të shkruar 72 vjet më parë NULL NULL 12.12.2015 14:08 12.12.2015 14:08 David Haylock (left) and his wife Carol with a 60-year-old note he wrote to Father Christmas that was found stuck in the chimney of the house he grew up by the builders renovating it. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Friday December 11, 2015. See PA story SOCIAL Letter. Photo credit should read: Andrew Matthews/PA Wire “Babadimri nuk ekziston”, kjo është një frazë shumë e dëgjuar e sidomos në periudhën e këtij viti. Ndoshta Babadimri nuk ekziston në formën klasike të tij, por mund të ekzistojë në disa mënyra të tjera. Një letër e shkruar para 72 vitesh për Babadimrin, tashmë është zbuluar në një oxhak, transmeton Klan Kosova. Por nuk ishte Babadimri me mjekërr të bardhë e rroba të kuqe ai që e gjeti. Punëtori, Lewis Shaw, e gjeti këtë letër teksa po e rregullonte oxhakun në një shtëpi. Shumë persona ndoshta do të vendosnin ta hidhnin, por ai vendosi ta gjejë personin që e ka shkruar në Facebook. E ai e gjeti. Këtë letër e ka shkruar 78 vjeçari, David Haylock, i cili e ka pranuar që e ka shkruar këtë letër kur ishte gjashtë vjeç. Për më tepër, Shaw, e surprizoi atë duke ia dhuruar pikërisht dhuratat të cilat ai i kishte kërkuar 72 vjet më parë. Në letër shkruhej: “I dashur baba i Krishtlindjeve, a mund të më sjellësh një arush, një palë daulle, ushtar, pantofla dhe çfarëdo lodre tjetër që ke, Me dashuri David”, shkruhet në letërën e para 72 viteve. Haylock, ka treguar për kohën kur e ka shkruar këtë list të gjërave që do dëshironte të ia sjellte Babadimri, si dhe shprehet që e tërë pritja ia ka vlejtur. “Është një kohë shumë e gjatë që prej kur e kam dërguar këtë list, por definitivisht ia ka vlejtur”. “Ishte kohë lufte, më kujtohet që bashkë me nënën e kemi hedhur letrën në oxhak”. “Dua shumë që ti hap të gjitha dhuratat tani, por do të pres deri më 25 dhjetor”, u shpreh Haylock.