Gjeloshaj: BE, NATO dhe Kosova, vijat e kuqe të qëndrimit tim në qeveri NULL NULL 03.01.2024 22:03 03.01.2024 22:03 Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se shumica e shqiptarëve e kanë përkrahur Forumin Shqiptar për të hyrë në qeveri. Ai ka shtuar se shqiptarët besojnë në të për shkak se siç nënvizon, ata e dinë se në këtë mënyrë u shërbejnë interesave, jo vetëm që tyre, por tërë qytetarëve të Malit të Zi. Në një intervistë për portalin CdM, ai ka thënë se çështja e pavarësisë së Kosovës përbën tri vijat e kuqe të qëndrimeve të tij, përcjell KlanKosova.tv. “Drejtimi properëndimor I shtetit, anëtarësimi në BE, rreshtimi I plotë I Malit të Zi me politikën e jashtë dhe të sigurisë me BE-në dhe NATO-n dhe çështja e pavarësisë së Kosovës, janë tri vijat e kuqe të qëndrimit tim në qeveri”, është shprehur Gjeloshaj.