Gjëegjëza e Ajnshtajnit që u zgjodh vetëm nga 2% e njerëzve NULL NULL 07.10.2015 10:40 07.10.2015 10:40 Gjëegjëza e mëposhtme thuhet se është shkruar nga Albert Ajnshtajni kur ishte fëmijë. Ajo i atribuohet edhe Lewis Carrolit, edhe pse nuk ka evidencë për asnjërin si krijues të saj. E njohur si “Gjëegjëza e Ajnshtajnit” thuhet se mund të zgjidhet vetëm nga dy për qind e njerëzve në botë. Provojeni edhe ju: Janë pesë shtëpi në ngjyra të ndryshme në një rresht. Në secilën shtëpi jeton nga një person me kombësi të ndryshme. Të pesë pronarët pinë pije të ndryshme, cigare të ndryshme dhe kanë nga një kafshë të ndryshme shtëpiake prej personit tjetër. Asnjë pronar nuk e ka të njëjtën kafshë, nuk e pi të njëjtën pije ose cigare si tjetri./Lajmpress Faktet tjera: 1. Britaniku jeton në shtëpinë e kuqe 2. Suedezi ka një qen 3. Danezi pi çaj 4. Shtëpia e gjelbër është në të majtë të shtëpisë së bardhë 5. Pronari i shtëpisë së gjelbër pi kafe 6. Pronari që pi cigare “Pall Mall” mban zogj 7. Pronari i shtëpisë së verdhë pi cigare “Dunhill” 8. Pronari që jeton në shtëpinë në mes pi qumësht 9. Norvegjezi jeton në shtëpinë e parë 10. Pronari që pi cigare “Blends” jeton afër atij që mban mace 11. Pronari që mban një kali jeton afër atij që pi cigare“Dunhill” 12. Pronari që pi cigare “Bluemasters” pi birrë 13. Gjermani pi cigare “Prince” 14. Norvegjezi jeton afër shtëpisë së kaltër 15. Pronari që pi cigare “Blends” jeton afër atij që pi ujë Pyetja është kjo: Kush mban një peshk? Nuk ka asnjë mashtrim, është thjesht logjikë. Ata që nuk kanë durimin të punojnë në kërkim të përgjigjes, shikojeni videon më poshtë: