Gjatë verës ishte afër Interit, Lookman pranë kalimit te Fenerbahçe NULL NULL 09.01.2026 20:26 09.01.2026 20:26 Drejtori sportiv i Fenerbahçes, Ertan Torunogullari, është planifikuar të takohet me drejtues të Atalantëa për të diskutuar një transferim të mundshëm të Ademola Lookman, raporton Goal. Lookman thuhet se është i hapur për t’u bashkuar me Fenerbahçen, ndërsa bisedimet mes dy klubeve po përshpejtohen. Atalanta raportohet se kërkon rreth 45 milionë euro për sulmuesin nigerian, shumë që preferohet të paguhet në një këst të vetëm. Fenerbahçe pritet të diskutojë kushtet e pagesës dhe mundësinë e ndarjes me këste. Tifozët e Fenerit kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale me hashtagun #LookmanFenere për të shprehur mbështetjen e tyre për transferimin. Gjatë verës së kaluar, Lookman kërkoi kalimin te Interi por ishte Atalanta që nuk lejoi këtë transferim.