Gjashtë viktima dhe 148 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri NULL NULL 20.04.2021 17:53 20.04.2021 17:53 Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 148 raste të reja me COVID-19. Gjashtë qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2 mijë e 353 që prej fillimit të pandemisë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 430 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102 mijë e 601 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët dy pacientë janë të intubuar./TCH