Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjashtë të vdekur në Ekuador, shiu i dendur shkaktoi rrëshqitje të dheut

NULL NULL
17.06.2024 13:07

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur në Ekuador pasi stuhitë e dendura të shiut shkaktuan një rrëshqitje dheu.

Rrëshqitja vdekjeprurëse e dheut ndodhi të dielën në qytetin Banos de Agua Santa në Ekuadorin qendror, transmeton Klankosova.tv

Agjencia fillimisht kishte raportuar se 30 persona të tjerë ishin të zhdukur, por më vonë tha se ata ishin gjetur.

Videot dhe imazhet në internet treguan një përmbytje balte dhe mbeturinash .

Autoritetet kanë mobilizuar makineri të rënda për pastrimin e rrugëve.

 

lajme të ngjashme