Gjashtë të vdekur e 11 të plagosur në Zelandë të Re, digjet një bujtinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjashtë të vdekur e 11 të plagosur në Zelandë të Re, digjet një bujtinë

NULL NULL
16.05.2023 08:41
Zjarri ne Zelande te Re

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 11 të tjerë janë ende të pagjetur pas një zjarri në një bujtinë në Wellington të Zelandës së Re.

Sipas kryeministrit të Zelandës së Re, Chris Hipkins, numri i të vdekurve mund të rritet, teksa sipas policisë, numri nuk mund të specifikohet derisa të jenë në gjendje të hyjnë në ndërtesë.

Siç shkruan BBC, një person ka pësuar lëndime të rënda, pasi u hodh nga kati i tretë i ndërtesës për t’i shpëtuar flakëve, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, policia po e heton shkakun e rastit, pasi raportohet se ai është ndezur qëllimshëm.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.