Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri NULL NULL 17.04.2023 10:06 17.04.2023 10:06 aksident Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Sipas mjekut, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, përcjell Klankosova.tv. “Fsh. Dobërllukë, Vushtrri 16.04.2023 – 09:45. Ka ndodhur aksident trafiku në mes tre veturave, njëra me targa të huaja. Si pasojë, lëndime kanë pësuar janë lënduar gjashtë persona të cilët janë duke u trajtuar dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.