Gjashtë të huajve u konfiskohen katër revole në Prishtinë NULL NULL 20.06.2023 09:44 20.06.2023 09:44 Në orët e para të së hënës janë arrestuar gjashtë shtetas të huajë pasi që të njëjtëve u janë gjetur katër armë zjarri në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, njofton Klan Kosova. “Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, shtetas të huaj pasi që të njëjtit janë hasur në një banesë ku gjatë kontrollit të sajë, janë gjetur dhe konfiskuar 4 armë zjarri (revole) dhe 63 fishek. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv