Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit NULL NULL 10.08.2023 10:50 10.08.2023 10:50 Policia e Kosoves Në Kosovë brenda 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, bën të ditur Policia e Kosovës. Këto raste të dhunës kanë ndodhur në Shtime, Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, si dhe Prizren. Nga të gjitha rastet e raportuara mbi dhunën, veç dy rasteve ku të dyshuarit, janë liruar me procedurë të rregullt, rastet e tjera janë dërguar në mbajtje dhe janë duke u hetuar nga njësitë relevante./Klankosova.tv