Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjashtë burra synojnë karrigen e rektorit (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 08.11.2022 20:29

Gjashtë kandidatë kanë aplikuar për pozitën e rektorit në Universitetin e Prishinës “Hasan Prishtina”.

Për këtë post, garës i kanë hyrë Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Ilir Tolaj, nga ai i Mjekësisë, Sali Aliu nga i Bujqësisë, But Dedaj, nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova e  Sefer Avdiaj nga FSHMN-ja.
Por asnjë prej këtyre, sipas drejtuesit të ED Guard, nuk është ideali për të qenë në krye të Universitetit të Prishtinës.

Mendim ndryshe kanë studentët senatorë, sipas të cilëve, të gjithë janë emra me integritet.

Gjatë së martës, senati ka zgjedhur edhe pesë anëtarë të komisionit profesional për propozim të listës për rektor, ku u votuan Isak Shabani, Qerkin Berisha, Musai Paçarizi dhe Çlirim Hoti.

lajme të ngjashme