Gjakovë: Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit NULL NULL 13.02.2026 18:29 13.02.2026 18:29 Një person ka rënë sot në një pusetë në rrugën “Behije Dashi” në Gjakovë. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, njësia e zjarrfikësve ka intervenuar me urgjencë, duke shpëtuar personin që kishte mbetur brenda pusit. “Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit tonë, personi është nxjerrë me sukses dhe i është dorëzuar ekipit mjekësor për trajtim të mëtejmë”, njoftuan zjarrfikësit. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te rënia në pusetë. /Klankosova.tv