Gjakovë, KFOR-i mban kurs vetëmbrojtjeje për nxënëset e shkollës së mesme “Kadri Kusari” NULL NULL 15.01.2024 12:49 15.01.2024 12:49 KFOR-i ka mbajtur një kurs vetëmbrojtjeje me nxënëset e shkollës së mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë. “Komanda Rajonale Perëndimi dhe Batalioni ORF i KOFR-it kanë mbajtur një kurs vetëmbrojtjeje për nxënëset vajza të shkollës ‘Kadri Kusari” në Gjakovë”, thuhet në postimin e KFOR-it në Facebook. “Kjo iniciativë dëshmon përpjekjet e vazhdueshme që ushtarët e KFOR-it i bëjnë kundër të gjithë dhunës në bazë gjinore”.